“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Kryeministri Edi Rama, nga Dublini ka folur për protestën e ‘flamingove’ të zhvilluar në Tiranë, për të cilën tha se ‘u ndez’ nga urrejtja e madhe kundër Presidentit amerikan Donald Trump, pasi një prej investitorëve do të ishte dhëndri i tij, Jared Kushner. Rama theksoi se persona, organizata dhe shtete të tjera, që urrenin Donald Trump, zgjodhën bulevardin Dëshmorët e Kombit për të zhvilluar betejën e tyre, ashtu siç sipas kryeministrit, diktatori romak Jul Çezari zgjodhi jugun e Shqipërisë për të zhvilluar betejën kundër kundërshtarit të tij, Pompeut. “Le të jemi të sinqertë, ky revolucioni i flamengove, që emrin e ka shumë tërheqës, është rezultat i një urrejtjeje shumë të madhe ndaj Donald Trump. Nëse hija e Donald Trump nuk do të ishte në sfond...