Rama për zhvillimet në Serbi: Fantazma e së shkuarës po përndjek Beogradin, nuk shohim ndryshim në qasjen ndaj Kosovës
EDI RAMA DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi duke u ndalur te eksperimenti politik me Listën Studentore dhe mundësia që ky proces të sjellë ndryshime në drejtimin e vendit. Gjatë një diskutimi në Dublin, ku ishte i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA) Rama u shpreh se është ende herët për të krijuar pritshmëri pozitive lidhur me këtë zhvillim. Sipas tij, deri më tani nuk ka sinjale për një ndryshim të qëndrimit të Beogradit ndaj Kosovës dhe as për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Kryeministri theksoi se mungesa e një qasjeje të hapur ndaj Kosovës tregon se Serbia ende nuk është shkëputur nga e kaluara e saj politike. “Serbia po kalon në një eksperiment social dhe...
Burimi:
zeri.ai