Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, ku u diskutuan çështje që lidhen me përmirësimin e klimës së investimeve, përafrimin e bizneseve me standardet e Bashkimit Evropian dhe lehtësimin e procedurave administrative. Gjatë mbledhjes u prezantua analiza e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve dhe rekomandimet për adresimin e sfidave me të cilat përballen bizneset në procesin e integrimit evropian. Ministrja Ibrahimaj theksoi se “përafrimi i legjislacionit me standardet e BE-së kërkon jo vetëm miratimin e akteve ligjore, por edhe përgatitjen e ndërmarrjeve për zbatimin e kërkesave të reja që lidhen me prodhimin, ofrimin e shërbimeve dhe konkurrueshmërinë në tregun evropian”. Në këtë drejtim, Ministria e Ekonomisë...