VIDEO/ Qyra: Bizneset do ta kenë të vështirë rritjen e pagave në 2027, kostot e larta do të kufizojnë mundësitë

VIDEO/ Qyra: Bizneset do ta kenë të vështirë rritjen e pagave në 2027, kostot e larta do të kufizojnë mundësitë

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Migena Qyra, e ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV, me moderatoren Klaudja Karabolli, ka komentuar efektet e Paketës Fiskale 2027, duke paralajmëruar vështirësi për bizneset në rritjen e pagave dhe motivimin e punonjësve. Sipas Qyrës, masat e parashikuara do të rëndojnë buxhetet e bizneseve, duke kufizuar mundësitë e tyre për të përdorur fondet jo vetëm për rritjen e pagave, por edhe për përmirësimin e kushteve të punës dhe krijimin e skemave të stimulimit të stafit. Ajo theksoi se bizneset e përcaktojnë që në fillim të vitit buxhetin që do të vënë në dispozicion për këto qëllime, ndërsa kostot më të larta do të ndikojnë drejtpërdrejt në planet dhe pritshmëritë e tyre. ‘Po patjetër sepse një punëdhënësi mund të mos...