Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016
Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut turistik ka përfunduar prej kohësh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot, me 90.72 lekë, duke humbur edhe 0.03 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ky është një nga nivelet më të ulëta historike të monedhës së përbashkët, vetëm 0.08 lekë larg rekordit prej 90.64 lekësh, që u shënua më 22 tetor të këtij viti. Rënia është e fortë nëse krahasohet me vitin 2016, kur nisi cikli i gjatë i forcimit të Lekut. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më 18 janar 2016, Euro arriti nivelin prej 139.48 lekësh, më i larti i atij viti. Me kursin...
Burimi:
syri.net