‘Një derë e hapur drejt Europës’, Rama nga Dublini: Negociatat synojmë t’i mbyllim në 2027
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama e konsideron anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian një mundësi reale, duke e cilësuar periudhën aktuale si një moment përcaktues për të ardhmen europiane të vendit. Gjatë një vizite në Dublin të Irlandës kreu i qeverisë deklaroi se objektivi i Shqipërisë është përmbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 edhe pse e pranoi se bëhet fjalë për një synim ambicioz. Rama ishte i ftuar në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ku zhvilloi një diskutim me ekspertë të Europës dhe Ballkanit si dhe diplomatë mbi temën 'Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi'. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh optimist për ecurinë e procesit të integrimit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet përballë një mundësie që deri pak...
Burimi:
zeri.ai