Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’
edi rama DUBLIN- Kryeministri I vendit Edi Rama ka komentuar nga Dublini protestën e zhvilluar në Tiranë kundër projektit turistik në Zvërnec të njohur si 'revolucioni i flamingove' duke e lidhur kundërshtimin ndaj investimit me reagimet dhe urrejtjen ndaj presidentit amerikan Donald Trump. Gjatë një diskutimi në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA) Rama pretendoi se çështja mjedisore ishte përdorur si një mënyrë për të shprehur kundërshtinë ndaj Trump për shkak të përfshirjes së dhëndrit të tij Jared Kushner në projektin e investimit në Zvërnec. Kreu i qeverisë bëri një krahasim historik me Jul Çezarin dhe betejën e tij kundër Pompeut në jug të Shqipërisë duke thënë se kundërshtarët e Trump kishin zgjedhur bulevardin e Tiranës për të zhvilluar betejën e tyre politike. “Le...
Burimi:
zeri.ai