Polonia akuza Rusisë: Po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale

Polonia akuza Rusisë: Po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale

Vladimir Putin VARSHAVË- Polonia ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 maj. Sipas autoriteteve polake, roli i Polonisë si një qendër logjistike kyçe për ndihmën ndaj Ukrainës e ka bërë vendin një objektiv të drejtpërdrejtë për aktivitete sabotuese nga Rusia, përfshirë sulme kibernetike dhe fushata dezinformuese të mirëorganizuara. Varshava ka qenë në gjendje të shtuar gatishmërie kundër këtyre kërcënimeve, duke ndjekur me shqetësim edhe rastin e Rumanisë, e cila anuloi zgjedhjet presidenciale në dhjetor pas akuzave serioze për ndërhyrje nga ana e Rusisë. Zyrtarët polakë po bashkëpunojnë me aleatët perëndimorë...
Burimi: Zeri.ai