Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Foto ilustruese PRISHTINË- Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakumit ligjor nga partitë parlamentare, të cilat po e zvarrisin pa afat konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve, deputetët dështuan ta përmbyllin këtë proces, ndërsa partitë opozitare - Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Lista Serbe - nuk propozuan anëtarë për komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Haxhiu, deri më tash, nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme në votim të hapur, ndërsa partia e...