Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Papa Françesku. Sipas një deklarate të Vatikanit, Papa ndërroi jetë më 21 prill në rezidencën e tij në Casa Santa Marta. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga  kardinali Kevin Farrell, përmes një deklarate zyrtare të Vatikanit. “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë ju njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku”, tha Kardinali. Politika shqiptare ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë. Presidenti Bajram Begaj shkruan se do të ruajë thellë në kujtesë takimet e tij me Papën. Begaj: Shenjtëria e tij, Papa Frençesku,...
Burimi: Vizionplus.tv