Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara, 576 gjoba gjatë tri ditëve
Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara. Kështu gjatë tre ditëve të fundit Rrugorja ka vendosur 576 gjoba. Operacioni është shtrirë në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar dhe do të vazhdojë pa ndërprerje 24/24. Kujtojmë se Policia e rendit në bashkëpunim me atë bashkiaken kanë nisur kontrollet në terren për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, ku të gjithë ata që i kanë zënë këti hapësira duhet t’i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.