Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Policia pranon se u përdor nga Rama për reduktimin e gjobave ndaj shoferëve për fushatën elektorale
👁5510
I ftuar në emisionin e mëngjesit "Kafe Shqeto", Specialisti i Qarkullimit Rrugor, Gerhard Baka, foli mbi vendimin e Kryeministrit Edi Rama për faljen e gjobave të vendosura nga policia rrugore pak para zgjedhjeve. Policia pranoi se gjatë kësaj periudhe u përdor për reduktimin e gjobave ndaj shoferëve, në funksion të fushatës elektorale. Sipas Bakës, kjo ndodhi sepse gjatë muajit maj, kur ishin edhe zgjedhjet dhe gara Giro d’Italia, fokusimi i policisë ishte tek këto aktivitete të mëdha, duke ulur evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve rrugore. Baka u shpreh se, pavarësisht angazhimeve institucionale në aktivitete të tjera, policia rrugore po rikthen...