Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë
Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar paraprak lidhur me aksidentin e rëndë të shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Peqin, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve humbi jetën një 70-vjeçare dhe u dëmtuan tre persona të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, kur automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, të cilin e drejtonte shtetasi R. Xh., rreth 70 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital pasagjerja D. Xh., rreth 70 vjeçe, e cila udhëtonte në automjetin e drejtuar nga shtetasi R. Xh. Lidhur me personat e tjerë të përfshirë në aksident, Policia sqaroi se kanë mbetur të dëmtuar të...
Burimi:
javanews.al