Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Policia në Zvicër konfirmon arrestimin e Noizyt, çfarë dyshohet
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është ndaluar nga autoritetet zvicerane sapo ka mbërritur në Aeroportin e Zyrihut këtë të shtunë. Arrestimi është konfirmuar nga Policia Kantonale për median lokale Watson, ndërsa mësohet se ai është kryer me urdhër të Prokurorisë për çështje që lidhen me krime të rënda me dhunë. Deri tani, nuk janë dhënë hollësi të tjera mbi motivet konkrete të ndalimit. Noizy ndodhej në Zvicër për të promovuar albumin e tij më të fundit dhe ishte planifikuar të performonte në një nga klubet e njohura në Rümlang, pranë Zyrihut. Pas arrestimit, organizatorët kanë fshirë të gjitha njoftimet dhe...