Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik
Policia e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet për ndotjen akustike në zonat turistike të qytetit, në kuadër të masave për sezonin veror. Janë zhvilluar matje të nivelit të zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura, të cilat kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar. Njoftimi i policisë: DVP Gjirokastër/Policia, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike të Gjirokastrës. Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar takime informuese me administratorë/pronarë subjektesh, kryesisht në zonat turistike, aktivitetet e të cilëve gjenerojnë zhurma nga muzika. Gjithashtu, ka nisur zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë...