Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Policia greke godet rrjetin që kontrabandonte emigrantë, sekuestrohen 3,700 pasaporta të falsifikuara, mes tyre shqiptare! 23 arrestime (VIDEO)
👁6399
Policia greke ka goditur një rrjet që kontrabandonte emigrantë të paligjshëm dhe ka arrestuar 23 persona, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Nga hetimi i deritanishëm, i cili është në vazhdim, janë sekuestruar 3,700 dokumente të falsifikuara nga vende të ndryshme dhe afërsisht 50,000 euro. Janë identifikuar gjithashtu 556 transferime migrantësh. Sipas informacioneve, shumica e të arrestuarve janë sirianë dhe egjiptianë. Siç tregohet në videon e publikuar nga ELAS, gjatë bastisjeve në apartamente, oficerët e policisë gjetën çanta me pasaporta të falsifikuara (mes tyre pasaporta shqiptare), sirtarë plot me pulla dhe zarfe me para. Në kuadër të operacionit të koduar...