Policia e Shtetit shoqëron në masa të rrepta sigurie kombëtaren e Serbisë nga “Nënë Tereza” drejt Tiranës

Policia e Shtetit shoqëron në masa të rrepta sigurie kombëtaren e Serbisë nga “Nënë Tereza” drejt Tiranës

Policia e Shtetit ka realizuar eskortimin dhe shoqërimin e skuadrës së futbollit të kombëtares së Serbisë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas drejt Tiranës.Masat e sigurisë janë zbatuar nga strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.Policia e Shtetit do të vijojë të zbatojë të gjitha masat e planifikuara në Planin e Posaçëm për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.Ftojmë qytetarët dhe tifozët sportdashës që të kontribuojnë për një atmosferë qytetare,...
Burimi: Kohajone.com