Policia e Londrës shpall në kërkim Ilir Kumbaron, ish-zyrtarin e SHIK

Policia e Londrës shpall në kërkim Ilir Kumbaron, ish-zyrtarin e SHIK

Prej 2011 ka humbur çdo gjurmë, ndërsa në Shqipëri, ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 15 vite burg në një proces që kishte të bënte me zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, një nga çështjet më të mistershme të tranzicionit shqiptar. Bëhet fjalë për Ilir Kumbaron, ish-kreun e zyrës së SHIK të Tiranës, para vitit 1997, gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede, një prej më të besuarve të Sali Berishës, që në atë periudhë mbante postin e Presidentit të Republikës. Së fundmi, Policia në Londër ka vendosur ta shpallë në kërkim Kumbaron, që është zhdukur pa gjurmë prej 2011, kohë kur një Gjykatë në Britaninë e Madhe do të vendoste nëse ai do të ekstradohej ose jo në Shqipëri, ku po zhvillohej...