Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia e Kosovës zbulon sërish armë në Mitrovicën e Veriut, dyshimet e para
👁2675
Policia e Kosovës ka zbuluar sërish armë dhe municione në një operacion të zhvilluar në Mitrovicën e Veriut, konkretisht në një podrum të një ndërtese kolektive në rrugën “Ivo Lola Ribar”. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar, ndërsa deri më tani nuk ka persona të arrestuar në lidhje me rastin. Operacioni u krye më 16 prill 2025, pas një informate të marrë nga qytetarët. Pas marrjes së sinjalizimit, njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë, duke kryer kontrollin në vendin e dyshuar, ku janë gjetur: 8 karikatorë me fishekë 1 tromblon Pajisje shtesë për montim në armë të destinuara për gjuajtje...