Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Policia e Kosovës gjen armë në pronën e politikanit serb, partia e tij: Situata ‘u kurdis’ nga autoritetet e Prishtinës
Policia e Kosovës ka gjetur armë në një pronë të politikanit serb të Kosovës në veri të vendit, Aleksandar Arsenijeviç, për të cilat, ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha do të mjaftonin “për një njësit terrorist". Partia e Arsenijeviç, Demokracia Serbe e pranoi të hënën se armët janë gjetur në tokën ku ndodhet shtëpia e pushimit e liderit të saj, megjithëse pretendon se ato janë “të kurdisura” nga autoritetet e Kosovës. Kjo parti nuk dha asnjë dëshmi për ta mbështetur këtë pretendim. “Këtë presion, Qeveria dhe Policia e Kosovës po e ushtrojnë vetëm disa muaj para...