Policia e gjeti te shtëpia e shokut të tij/ Jozi: Nuk po fshihem, do të vija vetë…
Këngëtari Jozefin Marku është shoqëruar sot në polici, pas publikimit të një videoje ku ai dhe persona të tjerë shfaqen duke dhunuar Edi Kuçin. Sipas informacioneve të siguruara, policia fillimisht ka ushtruar kontroll në banesën e Markut në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur aty. Më pas, efektivët kanë kryer rreth 10 kontrolle në banesa të personave që dyshohet se janë miq të këngëtarit. Marku është lokalizuar më vonë në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit, në Fushë-Krujë, ku edhe është vënë në pranga. Në momentin e ndalimit, këngëtari ka mohuar se po fshihej nga policia, duke deklaruar: “Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit.” Ndërkohë, policia ka shpallur...
Burimi:
ntv.al