Policia bastis Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, presidenti ndërpret vizitën në Senegal dhe kthehet në Varshavë

Policia bastis Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, presidenti ndërpret vizitën në Senegal dhe kthehet në Varshavë

Një krizë e fortë politike dhe institucionale ka përfshirë Poloninë, pas ndërhyrjes së policisë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese dhe pezullimit të presidentit të saj. Zhvillimet kanë shkaktuar akuza për një ‘grusht shteti’ dhe kanë detyruar presidentin e vendit, Karol Nawrocki, të ndërpresë vizitën zyrtare në Senegal dhe të kthehet me urgjencë në Varshavë. Në qendër të konfliktit është përplasja mes qeverisë së kryeministrit Donald Tusk dhe presidencës për kontrollin e sistemit gjyqësor. Mosmarrëveshjet kanë rrënjë në reformat e ndërmarra nga qeveria e mëparshme dhe tashmë kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve dhe legjitimitetin e vendimeve të tyre. Avioni që transportonte presidentin Nawrocki drejt Senegalit ndryshoi itinerar të premten, pasi policia hyri në ambientet e gjykatës dhe presidenti i saj u pezullua. ‘Në një...