Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, Rama: Pezullimi, masa e parë! Do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, Rama: Pezullimi, masa e parë! Do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, i përfshirë në një konflikt të dhunshëm në Vlorë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në “X”, Rama thekson se ky pezullim është vetëm masa e parë ndëshkuese dhe kërkon përjashtimin e menjëhershëm e pa kthim të këtij efektivi nga radhët e policisë, si edhe ndjekjen e tij penale. “Reforma e re e kontrollit të territorit shton përgjegjësitë ligjore të të gjithë punonjësve të shtetit që janë në kontakt me qytetarët dhe komunitetet. Asnjë shkelje nuk do të tolerohet, qoftë gjatë apo jashtë orarit të...