Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Policë të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar në një protestë pro-palestineze në Berlin
Policia e Berlinit njoftoi të dielën se ka arrestuar 57 persona gjatë një proteste pro-palestineze që u mbajt në margjinat e marshit vjetor të Krenarisë në qytet një ditë më parë. Gjatë protestës, 17 zyrtarë policorë u plagosën. Sipas policisë, rreth 10.000 protestues morën pjesë në tubimin e së shtunës në mbështetje të palestinezëve, por autoritetet ndërhynë për të shpërndarë turmën pasi organizatorët hasën vështirësi në rivendosjen e rendit. Arrestimet lidhen me prishje të rendit publik, përfshirë rezistencë ndaj policisë, hedhje e shisheve apo përplasje fizike, por edhe përdorimin e sloganeve anti-semite si dhe “simbolesh të organizatave antikushtetuese dhe terroriste”,...