Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Pogradec/Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec ku një 34-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka rënë në liqen. Fatkeqësisht i riu nuk ka mundur të shpëtojë dhe për pasojë ka humbur jetën. “Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al