Poema e Marin Beçikem Shkodranit për Dozhën e Venedikut, Agostino Barbadigo (1489)

Poema e Marin Beçikem Shkodranit për Dozhën e Venedikut, Agostino Barbadigo (1489)

Me pushtimin e Shkodrës dhe gjithë Arbërisë nga osmanët, një numër i madh arbërorësh u larguan nga atdheu i tyre për të gjetur strehim në Perëndim. Fati i humanistit të njohur shqiptar, Marin Beçikemit, nuk ishte i ndryshëm. Me arritjen e Beçikemit në Venedik, ai shkroi një poemë për Dozhën, të cilën e lexoi para tij në vitin 1489, me qëllim të gjente mbështetje ekonomike ndërkohë që vazhdonte studimet. Dorëshkrimi i Beçikemit, ku faqja e parë i kushtohet Dozhës, ruhet në Berlin dhe është i shkruar në latinisht. Përkthimi i tekstit është: “Përshëndetje! Ty që gjithmonë të kanë brengosur dhimbjet e heshtura të Shkodrës, kryetar i shkëlqyer i Venecianëve, princ shumë i denjë.Ti ki mëshirë e priti zëmërgjërë dhe dëgjona neve me dashamirësi, shpëtuam nga...