Po trafikonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku për 2500 euro, arrestohet në Konispol i riu nga Lushnja! Itinerari, nga Greqia drejt Italisë
Një 30-vjeçar është arrestuar në Konispol, pasi dyshohet se ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht drejt Italisë. Ai u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 11 shtetas nga Irani dhe Iraku, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Greqia. Sipas policisë, 30-vjeçari u merrte emigrantëve 2 500 euro për person për transportin. Njoftimi i policisë: “Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”, goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të kalonin në Itali, arrestohet 30-vjeçari. Procedohen penalisht 11 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Sekuestrohet automjeti (furgon) i përdorur për transportimin e tyre....
Burimi:
javanews.al