“Po synohet kaosi social”- Eksperti i sigurisë: Pse po prishen semaforët? Policia duhet të ketë një plan menaxhimi

“Po synohet kaosi social”- Eksperti i sigurisë: Pse po prishen semaforët? Policia duhet të ketë një plan menaxhimi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar në një intervistë për “Tirana Live” protestën në kryeqytet, duke ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të situatës nga Policia e Shtetit. Softa theksoi mungesën e një plani të qartë parandalues dhe të masave mbrojtëse, duke nënvizuar se në ditën e dytë të protestës forcat e policisë u përballën me vështirësi të mëdha. Ai komentoi gjithashtu dëmtimin e sinjalistikës dhe kamerave, duke ngritur pikëpyetje nëse këto veprime ishin spontane apo synonin paralizimin e jetës publike. “Policia ditën e parë pati një qasje ndryshe ndaj ditës së dytë dhe të tretë. Ditën e parë dha ato goditje. Numri i madh i punonjësve të policisë ndaj një individi ngjalli një lloj indinjate, gjë që ndikoi në ditën e...