“Po silleni si pushtues”/ Gjekmarkaj kritikon ashpër Reformën Territoriale: Është anarki administrative
Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Kuvend, ku ka kritikuar mazhorancën për reformën e re administrativo-territoriale dhe mënyrën se si po zhvillohet procesi. Gjekmarkaj e nisi fjalën e tij duke iu referuar një rishkrimi të Bertolt Brecht për gjyqin e Galileos, duke theksuar se shoqëria dhe partitë politike nuk duhet ta kërkojnë shpëtimin te individë të caktuar, por të krijojnë mekanizma për të reaguar dhe për të penguar atë që e konsiderojnë të dëmshme. Deputeti demokrat tha se kishte përgatitur një analizë të gjerë historike dhe gjeografike për ndarjen territoriale të Shqipërisë që prej vitit 1920, por vendosi të mos e lexojë, duke e konsideruar të tepërt përballë situatës politike. Sipas Gjekmarkajt, pas propozimeve...
Burimi:
gijotina.com