Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Po si ta hapnim, me zi? Të qanim me oi?” Rama ironizon kritikuesit për hapjen e fushatës së PS: Po kur thonë tallava, këta aristokratët!
👁11347
Edi Rama ka ironizuar kritikuesit për hapjen e fushatës së PS, kur thanë se e hapi me këngë e valle. Nga njësia numër 6 në kryeqytet, Rama nuk i kurseu batutat dhe ‘thumbat’ ndaj kundërshtarëve, duke thënë se PS dëgjon tallava, ndërsa ata janë aristokratë që dëgjojnë Beethoven. “Na kritikojnë dhe shqetësohen pse e hapni fushatën me këngë e valle, se sipas tyre duhej ta hapnim me zi, me oi, të mblidheshim e të… pse shqetësohen këta? Më mirë me këngë apo se të dilnim të mbanim të gjithë fjalime, imagjino ç’a tmerri. Dhe kur thonë tallava, këta aristokratët që...