“Po si i rrihje jetimët, të ngectë në fyt buka që ha”/Si ‘u sulmua’ Kadri Roshi në Berat…

“Po si i rrihje jetimët, të ngectë në fyt buka që ha”/Si ‘u sulmua’ Kadri Roshi në Berat…

Nga Ilir Çumani * Sa herë ndodh që evokojmë ngjarje e flasim me nderim për individë dhe emra personalitetesh të përveçëm, mendja më shkon tek një thënie doktrinare e besimit islam, që vjen prej lashtësisë që nga koha e arabëve të vjetër. Ata thonë: “Njeriu kur vjen në jetë, duhet të lërë gjurmët e tij përmes tri gjërave të rëndësishme. Së pari, nëse mundet, duhet të sjellë në jetë të vegjlit e tij dhe ta mbushë vatrën e ngrohtë familjare me zëra të hareshëm e të gëzuar vocërrakësh, jo vetëm për t’i dhënë kuptim, gazmend dhe ngjyra optimizmi jetës, por...