“Po shkojmë drejt një bote shumëpolare!”- Guterres ngre alarmin: Fantazma e spastrimit etnik, në prag të Bregut Perëndimor!

“Po shkojmë drejt një bote shumëpolare!”- Guterres ngre alarmin: Fantazma e spastrimit etnik, në prag të Bregut Perëndimor!

Në fjalimin e tij të fundit si sekretar i Përgjithshëm në OKB, Antonio Guterres foli për krijimin e një bote shumëpolare dhe për spastrimin etnik në Bregun Perëndimor. Guterres preku edhe rrezikun e Inteligjencës Artificiale, si dhe ndarjen e botës në dy blloqe të mëdha. Kreu i OKB tha: “Ne po shkojmë qartë drejt një bote shumëpolare, një procesi të pakthyeshëm. Megjithatë, shumëpolariteti mund të marrë forma të ndryshme. Një botë në të cilën bashkëjetojnë qendra të shumta ndikimi brenda një kuadri të përbashkët të së drejtës ndërkombëtare dhe rregullave të përbashkëta. Një botë e tillë mund të na ndihmojë të shmangim tendencat hegjemonike dhe atë që unë e kam quajtur Thyerja e Madhe: ndarja e botës në dy blloqe rivale, me sisteme të ndara...