Po shkatërrohet pllaka “Dardanus” qëllimisht? Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas

Po shkatërrohet pllaka “Dardanus” qëllimisht? Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas

Një gurë varri në të cilën shkruante emri “Dardanus”, njëri prej fëmijëve të Epikratit, po trazon ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ata frikësohen se gjeneza e tyre antike po shkatërrohet dhe shtrembërohet qëllimisht, dhe se nuk do të arrijnë të ruajnë gjurmët e të parëve të tyre për shkak të interpretimeve të gabuara historike dhe dëshmive të pakta materiale që klasifikohen si ilire nga autoritetet maqedonase. “Bëhet fjalë për varreza romake që kanë ekzistuar në interval prej shekujve I deri në shekullin V të erës sonë. ..Ky është nekropol i qytetarëve të qytetit romak Skupi. Ne ashtu i trajtojmë, sikurse edhe gjithë letërsia dhe dokumentacioni. Ndërsa atë se kush ka qenë i varrosur brenda varreve këtë nuk mund ta themi. Ne i trajtojmë...