Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Po shijonin pushimet me jaht në Palasë, Policës si ‘turistë’ kapin biznesmenët e kokainës! Makina luksi, skaf, orë e armë
SEKUESTRIMET TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga SPAK, ku u godit rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, i përbërë nga 16 anëtarë të cilëve u janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Policët dhe agjentët e BKH janë kamufluar si turistë për të arrestuar biznesmenët e përfshirë në trafikun e drogës, të cilët ndodheshin në Palasë duke pushuar të qetë. Ermir Ndreaj, i njohur si ish-pronari i 'Cincos' në Durrës dhe Savoy-s tek Deliorgji, ishte duke shijuar rrezet e diellit në një skaf luksoz në zonën e Palasës, kur efektivët e policisë i shkuan papritur për...