Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”, punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Na paguani siguracionet dhe pagat
Duket se kriza ekonomike që ka mbëthyer kompaninë ajrore “Air Albania”, ka bërë që disa punonjë t’i drejtohen me një deklaratë publike kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe institucioneve të tjera shtetërore, lidhur me një situatë të rënduar në kompaninë ku janë të punësuar. Ata kanë raportuar shkelje të rënda ligjore, vonesa në paga, shkarkime të padrejta dhe cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve. Sipas tyre, situata është përkeqësuar pasi në krye të kompanisë është emëruar një drejtues i ri turk. Punonjësit janë shprehur se për gati një vit sigurimet shoqërore nuk janë paguar, ndërsa disa nga kolegët...