Po rregullonte depozitën e ujit, humb jetën i riu pas kontaktit me energjinë elektrike (Emri)
Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, teksa po rregullonte një depozitë uji mbi një banesë në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, ku i riu, i identifikuar si Roland Toshi, ndodhej në banesën e xhaxhait të tij. Sipas të dhënave, 27-vjeçari po merrej me rregullimin e depozitës së ujit kur dyshohet se ka rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë. Pas incidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të...
Burimi:
gijotina.com