Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Po punonte në një pallat në ndërtim! Punëtori i huaj bie nga lartësia, ndërron jetë në vend
Një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim në Tiranë. Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.