Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Po prisnin ushqim, 85 të vrarë nga sulmet izraelite
Të paktën 85 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite teksa prisnin kamionët me ndihma të OKB-së në veri të Gazës të dielën, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, ndërkohë që Izraeli ka dhënë urdhra të rinj evakuimi. Ministria shtoi se dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ky është një nga rastet më të rënda për nga numri i viktimave, në serinë e sulmeve ndaj civilëve të cilët janë qëlluar për vdekje ndërsa merrnin ndihma humanitare, përfshirë 36 vetëm një ditë më parë. Po ashtu, gjashtë persona të tjerë janë vrarë pranë një pike tjetër ndihmash në jug të Gazës. Ushtria izraelite deklaroi...