Po prisnin për ndihma, ushtria izraelite hap zjarr dhe vret 23 palestinezë, dhjetëra të plagosur

Po prisnin për ndihma, ushtria izraelite hap zjarr dhe vret 23 palestinezë, dhjetëra të plagosur

Forcat izraelite kanë vrarë 23 palestinezë pasi hapën zjarr ndaj turmave që ishin mbledhur pranë një vendi për shpërndarjen e ndihmave, sipas BBC. Tanke dhe dronë qëlluan drejt mijëra njerëzve pranë një qendre ndihme të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli në Gazën qendrore, thanë dëshmitarët dhe mjekët. Një zëdhënës i një spitali në Nuseirat tha se ata morën 23 trupa dhe më shumë se 100 të plagosur. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv