“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, gjatë një komunikimi me gazetarët. Berisha komentoi edhe sulmin e ish-shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, pasi kjo e fundit e pyeti nëse kishte shpërndarë sekrete shtetërore te eksponentë të krimit. Kreu i PD-së u shpreh se sulmi verbal i Hysenit ndaj gazetares, duke aluduar për takime të sajat me agjentë serbë në Tiranë, është shpifje dhe hakmarrje e ish-shefes së SHISH për të vërtetat që gazetarja zbulon për publikun e gjerë. “Që SHISH ka pasur në përgjim gazetarë, e kam konstatuar para jush. Por kjo gjë nuk u ka pëlqyer gazetarëve. Kjo është një shefe ordnere. Që t’u përgjigjesh gazetarëve në atë...