“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

Policia e Vlorës ka ndërhyrë ditën e sotme në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, pas njoftimit se një grup prej 30–40 personash po pengonte zhvillimin normal të procesit mësimor. Gjashtë persona janë shoqëruar në polici, të dyshuar si organizatorë të grupimit. Sipas reagimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, njoftimi është marrë rreth orës 11:51 nga administratori i universitetit, i cili ka raportuar praninë e grupit në katin e parë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Pas mbërritjes në fakultet, efektivët kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës, duke nxjerrë nga godina personat që, sipas policisë, pengonin zhvillimin e mësimit dhe pjesëmarrjen e studentëve në leksione. Në vijim, gjashtë shtetas janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave...