Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Po ndërtonin një TEC pa leje ndërtimi në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë dhe në kërkim pronari
Dy inxhinierë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim në Delvinë, pasi po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC) në një pronë publike. Kontrolli u ushtrua nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me IKMT dhe Inspektoratin e Mjedisit. Policia njofton se në pranga ranë përgjegjësi i impiantit të gazit dhe përgjegjësi i kantierit të ndërtimit. Ndërsa në kërkim janë shpallur pronari i kompanisë dhe administratori. Të gjithë akuzohen për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Pushtim të tokës”. Njoftimi Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M.,...