‘Po ndërtojmë shtëpi për njerëz që nuk i kemi’/ Armand Shkëmbi paralajmëron krizën e thellë në sektorin e industrisë së ndërtimit

‘Po ndërtojmë shtëpi për njerëz që nuk i kemi’/ Armand Shkëmbi paralajmëron krizën e thellë në sektorin e industrisë së ndërtimit

Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi, ka ndarë një analizë të detajuar nga studioja e “Kafe Shqeto”, ku në fokus të deklaratës së tij ishte situata alarmante që po përjeton industria e ndërtimit, e cila po ecën drejt një pike pa kthim. Shkëmbi ngre shqetësimin se shumë prej iniciativave që po ndërmerren nga institucionet apo aktorët e tregut janë të vonuara dhe nuk adresojnë problemet thelbësore që e kanë pllakosur sektorin prej kohësh. Sipas tij, ndërtimet masive që po kryhen në qytetet kryesore të vendit nuk përputhen me realitetin demografik të Shqipërisë, e cila prej vitesh është në rënie të ndjeshme të popullsisë....