Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Autoritetet indoneziane kanë humbur kontaktin me një varkë që transportonte tetë persona, përfshirë pesë gazetarë që po mbulonin shpërthimin e vullkanit Anak Krakatau. Anija u nis të hënën pasdite nga një port në provincën Banten, rreth 120 kilometra në perëndim të Xhakartës, njoftoi agjencia e kërkim-shpëtimit. Mes pasagjerëve ishin pesë gazetarë indonezianë nga media lokale dhe ndërkombëtare. Gazetarët kishin udhëtuar për të fotografuar dhe filmuar shpërthimet e vullkanit. Një nga gazetarët kontaktoi për herë të fundit një koleg rreth orës 15:00 sipas kohës lokale të hënën. Që prej asaj kohe nuk ka pasur më asnjë komunikim me të. “Deri më tani ata nuk janë kthyer dhe pronari i varkës nuk ka asnjë informacion nga ekuipazhi”, tha agjencia, e cila mobilizoi ekipet e shpëtimit, oficerët e...