Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit
Policia e Sarandës ka njoftuar se pasditen e së martës, rreth orës 17:00, në zonën e Ksamilit, duke lundruar jashtë zonës së sigurisë, dy vëllezër, shtetas francezë, A. I., 25 vjeç dhe I. I., 22 vjeç, dyshohet se, gjatë lëvizjes me jet ski pranë njëri-tjetrit, 25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues, duke u përplasur me mjetin lundrues të vëllait të tij, i cili është rrëzuar në ujë dhe ka pësuar dëmtime. Pas ndihmës së parë të dhënë nga Njësia Policore Detare Sarandë, 22-vjeçari I. I. është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana...