Burimi:
Sot.com.al

Po lëvizte me 10 kg hashash të ndarë në pako në çantën e shpinës, vihet në pranga 28-vjeçari shqiptar në Itali
👁4149
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rovigo të Italisë pasi u kap me lëndë narkotike me vete. I riu u ndalua nga policia teksa po ngiste një motoçikletë që vinte nga një provincë tjetër. Në momentin e ndalimit, shqiptari është shfaqur i shqetësuar. Kjo sjellje e tij i ka bërë oficerët të dyshojnë dhe të kryejnë një kontroll të përgjithshëm. Në çantën e tij të shpinës u gjetën 20 pako, të mbështjella me celofan, me hashash me peshë totale 10 kilogramë. Për këtë arsye 28-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg.