Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion
Policia e Shtetit njoftoi sot se ka arrestuar në aeroportin e Rinasit teksa zbriste nga avioni, një shtetas ukrainas i kërkuar për akuzën e trafikut të drogës në Kiev dhe i cili do ekstradohet. Informacioni për ardhjen e tij në vendin tonë është dhënë nga zyra e Njësisë Hetimore DSS në Ambasadën e SHBA në Tiranë, që ndihmoi autoritetet ligjzbatuese shqiptare në operacion. “Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në sajë të shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, arrestuan shtetasin: A. S., 53 vjeç, shtetas ukrainas. Ky shtetas u arrestua nga shërbimet e Policisë, në momentin që...
Burimi:
javanews.al