Po hapte pus uji, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

Po hapte pus uji, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

Një 55-vjeçar ka humbur jetën duke punuar sot në Koplik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, ku shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.   Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv