‘Plumbi i Artë’/ SPAK kërkoi 35 vite burg për të penduarin e parë, Henrik Hoxhaj, dhe vetëm 10 vite për Nuredin Dumanin

‘Plumbi i Artë’/ SPAK kërkoi 35 vite burg për të penduarin e parë, Henrik Hoxhaj, dhe vetëm 10 vite për Nuredin Dumanin

Elton Qyno – Syri.net/ Paraqitja e konkluzioneve përfundimtare (pretencës) nga ana e SPAK për dosjen penale që njihet si “Plumbi i Artë”, ka sjellë një përshtjellim mendimesh në opinionin publik, pasi emra të njohur të botës së krimit, që SPAK i akuzon për 7 vrasje dhe një seri tentativash vrasjeje, por edhe grabitjesh, nuk janë dënuar me burgim të përjetshëm. Për 15 të pandehurit e kësaj dosjeje gjyqësore, prokurorët e SPAK kërkuan përfundimisht 292 vite burg, duke i akuzuar personat e arrestuar si autorë të krimeve të rënda në 27 ngjarje kriminale. Mirëpo, ajo që ra në sy në këtë pretencë është mungesa e një dënimi me burgim të përjetshëm, si dhe kërkesa e dënimit me 35 vite burgim për bashkëpunëtorin e parë të SPAK-ut...