“Plumbi i Artë”, Gjykata urdhëron Prokurorinë të dorëzojë deklarimet e Erjon Alibej

“Plumbi i Artë”, Gjykata urdhëron Prokurorinë të dorëzojë deklarimet e Erjon Alibej

Në procesin penal “Plumbi i Artë”, ku bashkëpunëtorë të drejtësisë janë Nuredin Dumani, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase, seanca gjyqësore e radhës u shoqërua me debate të forta mes palëve lidhur me vendosjen në dispozicion të gjykatës dhe mbrojtjes të disa akteve hetimore. Në fokus të debatit ishin 6 akte që përmbajnë dëshmi të dhëna nga i pandehuri Erjon Alibej para prokurorëve gjatë hetimeve. Avokatët kërkuan që këto materiale të administrohen të plota në gjykim, ndërsa prokuroria argumentoi se aktet ndodhen në dosje dhe nuk ka vend për të diskutuar statusin e bashkëpunëtorit. Prokurorja Doloreza Musabelliu tha: “Këto janë provat...
Burimi: Javanews.al